Fqinjët e Koresë së Veriut thanë sot se kanë zbuluar një tërmet prej 3.4 ballësh pranë sipërfaqes së tokës në Korenë e Veriut.
Koreja e Jugut dhe Kina nuk janë të njëjtit mendim në se tërmeti ka qenë natyral. Tërmete të mëparshme në Korenë e Veriut kanë treguar se atje janë zhvilluar prova bërthamore.
Administrata Metereologjike e Seulit vlerësoi se tërmeti ishte natyral, ndërsa Kina tha se tërmeti mund të kishte qenë një shpërthim i nëndheshëm.
Të dyja vendet, megjithatë janë të një mendimi, se vendi ku ka ndodhur tërmeti ishte pranë qendrës ku vendi i izoluar kreu provën e gjashtë dhe më të fuqishme bërthamore, më 3 shtator.
Ministri i Jashtëm koreanoverior Ri Yong Ho, i cili ndodhet në Nju Jork për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha të enjten se Koreja e Veriut mund të kryejë një provë me bombë hidrogjeni mbi Oqeanin Paqësor.
Facebook Forum