Lidhje

Iraku deklaron fitoren ndaj Shtetit Islamik


Kryeministri irakian, Haider al-Abadi deklaroi të shtunën se lufta trevjeçare që kishte si synim zmbrapsjen e Shtetit Islamik nga Iraku, ka përfunduar me sukses.

"Forcat tona kanë kontrollin e plotë të kufirit mes Irakut dhe Sirisë dhe për këtë arsye unë deklaroj fundit e luftës kundër Daeshit”, tha Abadi në një konferencë në Bagdad.

Luftëtarët e Shtetit Islamik morën kontrollin e një të tretës së Irakut në verën e vitit 2014, duke kërcënuar ekzistencën e shtetit të Irakut. Megjithatë gjatë tre vjetëve e gjysëm të fundit, forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni amerikan e rimorën kontrollin e gjithë territorit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG