Lidhje

Norvegji: Përkujtohet 1vjetori i masakrës që la 77 të vrarë


Autori i masakrës Anders Behring Breivik pret të marrë vendimin e gjykatës muajin e ardhshëm

Në Norvegji u përkujtua sot 1 vjetori i masakrës ku u vranë 77 vetë. Kryeministri norvegjez Jens Stolten-berg tha se vendi reagoi ndaj tragjedisë, duke ritheksuar vlerat e veta demokratike dhe të tolerancës.

Në ceremoninë e rastit zoti Stolten-berg tha se bomba dhe plumbat ishte menduar të ndryshonin Norvegjinë, por autori i sulmeve dështoi, kur populli norvegjez u kundërpëgjgj, duke theksuar vlerat e veta. Më 22 korrik të vitit të kaluar, Anders Behring Breivik aktivizoi një bombë në një ndërtesë qeveritare të Oslos, duke vrarë 8 vetë. Pastaj ai vrau me armë 69 persona, shumica e tyre adoleshentë, në një kamp rinie në ishullin Utoja.

Breivik, që ishte 32 vjeç kur kreu sulmin, mori përgjegjësnë për masakrën, duke thënë se veprimi i tij ishte i justifikuar, sepse viktimat kishin ndikuar në islamizimin e Norvegjisë. Gjyqi ndaj Anders Behring Breivik-ut përfundoi muajin e kaluar dhe vendimi i gjykatës pritet të dalë në gusht.
XS
SM
MD
LG