Lidhje

Norvegji: Mijëra punonjës të shërbimit publik hidhen në grevë


Greva po prek sektorin e kujdesit shëndetësor, shkolla e shërbime të tjera publike

Mijëra punonjës të shërbimit publik në Norvegji kanë hyrë sot për herë të parë në grevë që prej tre dekadash për rrogat.

Njoftimet e medias bëjnë të ditur se deri në 30 mijë punonjës norvegjezë po marrin pjesë në grevë dhe drejtuesit e sindikatave thonë se pagat e sektorit publik janë më të ulëta sesa ato të sektorit privat.

Norvegjia ka pasur rritje ekonomike kohët e fundit, kryesisht falë burimeve të saj të mëdha të naftës.

Greva po prek sektorin e kujdesit shëndetësor, shkollat dhe institucione dhe shërbime të tjera publike.

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit po kërkojnë rritje rrogash prej pak më shumë se katër për qind dhe përmirësime të kushteve të punës.

Ka shqetësime në rritje se greva mund të zgjerohet duke përfshirë të 600 mijë punonjësit e pushtetit lokal dhe shtetëror nëse nuk arrihet një marrëveshje.
XS
SM
MD
LG