Gjyqi i vrasësit norvegjez Anders Breivik përfundoi sot me një deklaratë nga i pandehuri i cili tha se kreu një “barbarizëm të vogël” siç e cilësoi ai, për të parandaluar një barbarizëm më të madh.
Breivik i tha një gjykate në Osllo sot se ai vrau 77 veta në dy sulme të ndryshme në korrik të vitit të kaluar në mbrojtje të grupit të tij etnik. Ai i ka mbrojtur sulmet e tij me bomba dhe armë zjarri si një luftë kundër multi-kulturizmit në Norvegji dhe kundër asaj që ai e sheh si një invasion mysliman në Evropë. Ai kërkoi nga gjykata që të shpallet e pafajshëm.
Pritet që gjykata të njoftojë vendimin më 24 gusht.
Avokatët e Breivikut kanë kërkuar nga gjykata që klienti i tyre të shpallet si njeri normal, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë kërkesën e prokurorit që ai të vihet nën kujdesin psikologjik e jo në burg.
Zoti Breivik ka pranuar vrasjet që ndodhën gjatë një shpërthimi në një ndërtesë qeveritare në Oslo dhe në një kamp rinor. Ai i është nënshtruar dy ekzaminimeve psiqiatrike, një prej të cilave e nxjerr atë të paaftë mendërisht dhe tjetra normal.
Breivik i tha gjykatës se raporti që e nxjerr atë të çmendur është bazuar mbi fabrikime nga mjekët e caktuar nga gjykata. Ai ka deklaruar se “një vendim që e nxjerr të çmendur do të ishte më keq sesa vdekja”.
Në se shpallet mendërisht i aftë, ai përballet me 21 vjet burg që mund të zgjatet në se ai konsiderohet i rrezikshëm për shoqërinë.