Lidhje

Numri i të vdekurve nga sulmi në Nigeri arrin në 23 vetë


Numri i të vdekurve nga sulmi në Nigeri arrin në 23 vetë
Numri i të vdekurve nga sulmi në Nigeri arrin në 23 vetë

Kombet e Bashkuara thonë se numri i të vdekurve në Nigeri nga sulmi me bombë i së premtes ka arritur në 23 vetë. Sulmi ndodhi në një ndërtesë ku i kanë zyrat Kombet e Bashkuara në kryeqytetin nigerian. Një zëdhënës i OKB-së tha se rreth 81 persona janë plagosur në sulm. Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së vizitoi disa nga të plagosurit, ndërsa zyrtarët nigerianë vazhdojnë hetimet. Dëshmitarët thanë se një person kreu sulmin vetëvrasës, duke kaluar me forcë me makinën e tij dy pikat e kontrollit. Një zëdhënës i grupit radikal islamik Boko Haram, i tha Zërit të Amerikës se sulmin e organizoi grupi i tij. Presidenti nigerian Googluck Jonathan është zotuar se do ta verën nën kontroll terrorizmin në vendin e tij, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se veprime të tilla terrosite janë të papranueshme.

XS
SM
MD
LG