Lidhje

Numri i viktimave nga pallati i shembur në Florida arrin në 86


Maria Perdorno mban zi tek memoriali për viktimat e pallatit në Surfside, Florida (foto Reuters)

Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e shtatë personave nën rrënojat e pallatit të shembur në Surfside, Florida, duke e rritur numrin e të vdekurve në 86 të shtunën, sipas kryebashkiakes në Miami-Dade, Daniella Levine Cava.

Kërkimi për të mbijetuar përfundoi mesnatën e të mërkurës, pothuajse dy javë pasi godina 12-katëshe Champlain Towers u shemb më 24 qershor.

Gjatë konferencës për shtyp të së shtunës, zonja Cava tha se mbeten 43 persona që nuk janë gjendur dhe se 62 prej viktimave janë identifikuar, njoftoi gazeta "Miami Herald".

Një burrë vendos lule tek memoriali për viktimat
Një burrë vendos lule tek memoriali për viktimat

Deri ditën e shtunë nuk ishte gjendur asnjë i mbijetuar që pas 12 orëve të para pas shembjes.

Është duke u zhvilluar një hetim i një jurie të madhe për shkaqet e shembjes, dhe gjashtë familje kanë paraqitur padi të veçanta.

Ligjvënësja Debbie Wasserman Schultz, në zonën zgjedhore të së cilës përfshihet Surfside, si dhe Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, kanë premtuar asistencë financiare për viktimat.

Një pjesë e të dhënave në këtë artikull janë marrë nga agjensitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG