Lidhje

Presidenti emëron John Brennan si kreu i CIA-s


Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar këshilltarin anti-terrorizmit John Brennan të drejtojë Agjencinë Qëndrore të Zbulimit. Zoti Obama vlerësoi zotin Brennan për drejtimin e përpjekjeve kundër al-Qaidës që kanë sjellë eleminimin nga fusha e betejës të udhëheqësve të organizatës terroriste. Presidenti tha se zoti Brennan ka qënë i angazhuar në luftën kundër terrorit ndërsa ka mbrojtur “vlerat tona si amerikanë”.

Brennan ka një histori të gjatë me CIAn, ku ai ka shërbyer si shefi i agjencisë në Arabinë Saudite.

Senati amerikan duhet ta konfirmojë tani emërimin e tij. Nëse miratohet, ai do të pasojë ish-shefin e CIA-s David Petraeus, i cili dha dorëheqjen në nëntor pasi një hetim federal i zbuloi atij një lidhje jashtëmartesore.
XS
SM
MD
LG