Lidhje

Presidenti Obama kritikon Kamboxhian për të drejtat e njeriut


Presidenti amerikan Barak Obama ka shprehur shqetësim rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Kamboxhia në atë që zyrtarët amerikanë e përshkruan si një takim “të tensionuar” të presidentit Obama me kryeministrin kamboxhian Hun Sen.

Zoti Obama, i cili sot arriti në kryeqytetin, Phnom Penh, ngriti çështjen organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndalimin e të burgosurve politikë.

Zëvendës këshilltari i Presidentit për sigurinë kombëtare Ben Rhodes, tha se presidenti Obama i ka thënë kryeministrit Sen se këto çështje janë “pengesë” për thellimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kamboxhias.

Zyrtarët kamboxhianë u përgjigjën duke thënë se shqetësimet mbi të drejtat e njeriut janë ekzagjeruar.

Pas bisedimeve me zotin Sen, presidenti amerikan u takua me dhjetë udhëheqësit e vendeve që po marrin pjesë në takimin e Aseanit në kyeqytetin e Kamboxhias.
XS
SM
MD
LG