Lidhje

Obama, thirrje për bashkëpunim partiak


Presidenti amerikan Barack Obama u ka bërë thirrje ligjvënësve që të bëjnë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën amerikane.

Duke folur në portin e Miamit sot, zoti Obama tha se ndërtimi i porteve më të mira dhe urave nuk është çështje partiake. Ai e inkurajoi qeverinë që të punojë me biznesin anembanë vendit me një propozim që ai e quajti “një partneritet për të rindërtuar Amerikën”.

Propozimi që fillimisht u pëmend në fjalimin e Zotit Obama drejtuar vendit, ka të ngjarë që të has në kundërshtimin e republikanëve në kongres, ndërsa ligjvënësit po përpiqen që të bien dakort për shkurtimin e defiçitit buxhetor qeveritar.
XS
SM
MD
LG