Lidhje

Ekonomia në qendër të fjalimeve të përjavshme politike


Presidenti Barak Obama dhe kandidati republikan për kongresmen Markwayne Mullin u përqëndruan sot që të dy tek ekonomia në fjalimet e përjavshme në radio të partive të tyre.

Zoti Obama tha se shitjet e makinave amerikane kanë arritur nivelin e tyre më të lartë në katër vjet. Zoti Obama tha sot në fjalimin e tij të përjavshëm se shitjet e larta u arritën ngaqë administrata e tij "refuzoi të lejonte që idustria në Detroit të falimentonte". Ai tha se Shtetet e Bashkuara u dhanë besim punëtorëve për aftësitë e tyre dhe se ai vendim po jep tani rezultate pozitive.

Presidenti Obama tha se kur ai vendosi të shpëtonte industrinë e automobilëve prej falimentimit, më shumë se një milion vende pune në të gjithë vendin ishin në rrezik.

Zoti Mullin, i cili kandidon për postin e kongresmenit të shtetit Oklahoma, e vlerësoi kandidatin republikan për president Mit Romney, për mbështetjen e bizneseve të vogla.

Markwayne Mullin, pronar i një biznesi të vogël, tha se politikat e zotit Obama po i rëndojnë me shumë rregulla bizneset e vogla. Zoti Romni sot është duke zhvilluar fushatë në Ohio, ndërsa presidenti Obama shkon në Williamsburg të Virginias ku ai do të përgatitet për debatin e dytë me zotin Romney.
XS
SM
MD
LG