Lidhje

Presidenti në fushatë, një ditë pasi pranoi emërimin e demokratëve


Fushata e zotit Romney njoftoi se do të fillojë transmetimin e 15 reklamave të reja televizive, të cilat përqëndrohen tek ekonomia

Presidenti amerikan Barak Obama nisi një fushatë tre-ditore sot, një ditë pas pranimit të emërimit presidencial të Partisë Demokrate.

Si presidenti Obama edhe sfiduesi republikan Mitt Romney do të kalojnë ditën mes votuesve në Ajoua dhe Nju Hemshër, dy shtete kyçe në zgjedhjet e nëntorit.

Dje, zoti Obama u tha përkrahësve në Kuvendin Kombëtar Demokrat në Sharlot, të Karolinës së Veriut se, ata "përballen me zgjedhjen më të qartë të gjeneratës së tyre", - një "zgjedhje mes dy drejtimeve të ndryshme për Amerikën. "

Ai u kërkoi amerikanëve të bashkohen rreth synimeve të tij për energjinë, arsimit, sigurinë kombëtare dhe pakësimin e deficitit, duke thënë se kjo do të "çojë në krijimin e vende të reja të punës, në më shumë mundësi dhe në rindërtimin e ekonomisë mbi themele të forta."

Fushata e zotit Romney njoftoi se do të fillojë transmetimin e 15 reklamave të reja televizive sot të cilat përqëndrohen tek ekonomia.
XS
SM
MD
LG