Një anketë e re në Shtetet e Bashkuara tregon se shumica e amerikanëve mbështesin planin e presidentit Barak Obama për pakësimin e dhunës me armë zjarri në SHBA.
Sipas anketës së zhvilluar nga organizata Gallup, 91 për qind e të anketuarve mbështesin marrjen e informatave personale për personat që përpiqen të blejnë armë.
Megjithatë, kur u pyetën se ku duhet të përqëndrohen udhëheqësit politikë për të parandaluar sulmet me armë në shkolla, vetëm 30 për qind e të anketuarve thanë se nevojiten ligje më të forta për kontrolin e armëve.
Çështja e kontrollit të armëve u vu përsëri në qendër të vëmendjes, pas tragjedisë në shkollën fillore të Konnecticutit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.