Lidhje

Presidenti Obama për kontrollin e armëve


President Obama
President Obama
Presidenti amerikan Barak Obama u ka kërkuar sërish amerikanëve t'i bëjnë trysni Kongresit për të miratuar legjislacionin e ri të kontrollit të armëve.

Gjatë një fjalimi të hënën në Universitetin e Hartford në shtetin Konnektikat, zoti Obama u bëri thirrje qytetarëve për t'u angazhuar në një përpjekje për të frenuar atë që ai e quajti "keqinformim" që po kërcënon përpjekjet për të miratuar legjislacionin e ri.

Zoti Obama u paraqit në Universitetin e Hartfordit me guvernatorin Dannel Malloy, i cili javën e kaluar nënshkroi ligjin e kontrollit të armëve pasi u miratua në legjislaturën e shtetit.

Në dhjetor, një person 20-vjeçar i armatosur qëlloi për vdekje 20 fëmijë dhe 6 mësues në një shkollë fillore në Newtown, të shtetit Konnekticat. Para kësaj vrasje në masë, personi i armatosur kishin qëlluar dhe vrarë nënën e tij dhe qëlloi veten për vdekje pas vrasjeve në shkollën fillore.
XS
SM
MD
LG