Lidhje

Obama, golf me kryeministrin malajzian


Ndërsa ndodhet me pushime në Hawai, vendlindja e tij, Presidenti Barack Obama luajti golf me një partner të veçantë, me kryeministrin malajzian Najib Razak.

Të dy udhëheqësit luajtën golf në bazën e Korpusit të Marinës në Gjirin Kaneohe, së bashku me dy ndihmës të zotit Obama.

Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë, ku thuhej se Presidenti Obama dhe kryeministri malajzian e shfrytëzuan rastin për të dikutuar mbi marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Malajzizë, që janë duke u forcuar. Presidenti tha se pret me kënaqësi të bashkëpunojë vitin e ardhshëm me zotin Najib, kur Malajzia të marrë drejtimin e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore.

Presidenti Obama ishte këtë vit në Malajzi, vizita e parë në 50 vjet e një presidenti amerikan në këtë vend.

XS
SM
MD
LG