Lidhje

Presidenti Obama në Ajova për të folur rreth ligjit për kujdesin shëndetsor


Presidenti Barak Obama bëri dje udhëtimin e tij të parë për të folur rreth reformës historike të kujdesit shëndetsor, që ai e nëshkroi në ligj këtë javë. Së pari ai shkoi në qytetin Ajova, ku ai ndeshi në mbështetje dhe në opozitë.

Në maj të vitit 2007, në atë kohë kandidati presidencial, Barak Obama njoftoi planin e tij për reformën e kujdesit shëndetosr në fakultetin e mjesisë të Univesitetit të Ajovës në qytetin Ajova.

“Si president, do të nënshkruaj në ligj një plan të kujdesit shëndetsor universal para përfundimit të mandatit të parë presidencial.”

Gati pas 3 vjetësh, tani presidenti Obama u kthye në qytetin e Ajovës.
Ai foli para një grumbulli njerëzish prej më shumë se 1,000 vetash, pasi nënshkroi ligjin, duke bërë pjesërisht realitet synimin dhe premtimin e tij të fushatës.

“Të martën, pas një vit debati dhe një shekull përpjekjesh, pasi shumë prej jush më njohët me përvojat, vështirësitë dhe shpresat tuaja, ai premtim u përmbush. Sot, reforma e kujdesit shëndetsor është ligj”.

Gjatë kësaj vizite, presidenti Obama tërhoqi përkrahës, por edhe kundërshtarë të planit të ri.

Kundërshtarët e reformës së kujdesit shëndetsor zhvilluan një sërë protestash dhe nmanifestimesh, që përkuan me vizitën e presidentit.

Veterani i gardës kombëtare të Ajovës, Kyle Hoefling, mori pushim nga puna për vizitën e zotit Obama.

“Gjithnjë kam menduar se kujdesi shëndetsor ishte një përgjegjësi personale. Nuk mund ta besoj që meqë kujdesi shëndetsor është i shtrenjtë, zgjidhja është që dikush tjetër duhet të paguajë për të”.

Objektivi i manifestimit ishte të siguronte mbështetje për republikanët lokalë, që kandidojnë për në zgjedhjet e nëntorit.

Një anketë e fundit e opinionit nga Universiteti Quinnipiac tregon se gati gjysma e amerikanëve nuk e mbështesin ligjin e ri të kujdesit shëndetsor, ndërsa 40 për qind e mbështesin.

Por demokrati nga Ajova, Alan Bohanan tha se nuk beson që kjo çështje kaq e nxehtë në Kongresin amerikan do të çojë në ndryshime të ndjeshme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Demokratët mund të humbasin pak vende në gara të forta, por mendoj se sapo njerëzit të mësojnë se sa punë të mirë bënë demokratët dhe presidenti me këtë ligj, ata edhe mund të fitojnë më shumë vende”.

Republicani Kyle Hoefling nuk është i këtij mendimi.

“Mendoj se do të paguhet një çmim nga kushdo që votoi për këtë projekt-ligj apo që tregoi mbështetje për të”.

Në fjalimin që mbajti dje, Presidenti Obama u bëri sfidë atyre që po bëjnë fushatë për të shfuqizuar ligjin e kujdesit shëndetsor, çështje kjo e politikës së brëndshme, së cilës presidenti i dha përparësinë krysore.

“Republikanët do të kandidojnë për në zgjedhjet e nëntorit me një platformë për ta shfuqizuar këtë ligj. Dhe unë u them: Mos hezitoni fare”.

Përkrahësi i presidentit Alan Bohanan është i një mendimi me të, madje thotë se nuk mendon që këto përpjekje do të tërheqin shumë mbështetje.

“Kushdo që flet për shfuqizimin e ligjit për reformën e kujdesit shëndetsor kërkon të ndalojë përparimin që duhet të bëhet dhe që tashmë ka filluar”.

Megjithëse ai është kundër ligjit, republikani Kyle Hoefling e pranon se shfuqizimi i ligjit do të jetë i vështirë.

“Janë bërë shumë marrëveshje dhe shumë njerëz e shikojnë këtë ligj si mënyrë për të siguruar diçka falas”.

Qyteti i Ajovës është ndalesa e parë e shumë ndalesave që presidenti Obama pritet të bëjë gjatë muajve të ardhshëm për të promovuar paketën e kujdesit shëndetsor. Ai thotë se demokratët do të fitojnë në nëntor, nëse populli amerikan e kupton më mirë se si do të përfitojë nga ligji i ri për reformën e kujdesit shëndetsor. (ze)

XS
SM
MD
LG