Lidhje

Obama: Jo trupa luftarake në Irak


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se është i gatshëm të dërgojë ndihma me pajisje ushtarake dhe deri në 300 këshilltarë amerikanë për të ndihmuar qeverinë irakiane në luftën e saj kundër militantëve islamikë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti theksoi se trupat amerikane nuk do të kthehen për të luftuar në Irak.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aftësinë t’i zgjidhin problemet e Irakut përmes dërgimit të dhjetra mijëra trupave dhe përjetimit të asaj që ndodhi më parë, qoftë përsa i përket viktimave nga radhët e forcave amerikane, apo shpenzimeve buxhetore.

Në fund të fundit, tha presidenti, kjo është një situatë që duhet të zgjidhet nga irakianët. Po sot, presidenti u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të shqyrtuar alternativat, se si të ndihmohet Irakun për të luftuar militantët që kanë marrë kontrollin e disa qyteteve kryesore në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG