Lidhje

Pres. Obama takohet me ekzekutivët e korporatave


Presidenti shpreson që udhëheqësit e General Electric, American Express, Wal-Mart, etj do ta mbështesin për të shmangur katastrofën fiskale

Shefat ekzekutivë të disa prej korportave kryesore amerikane u takuan dje me Presidentin Barak Obama, i cili po përpiqet të fitojë mbështetjen e tyre për zgjidhjen e çështjes së taksave dhe shpenzimeve para fundit të vitit.

Shtetet e Bashkuara janë para të ashtuquajturës “katastrofë fiskale” më një janar, kur duhet të hyjë në fuqi shkurtimi i shpenzimeve me 600 miliardë dollarë në programet e mbrotjes dhe sociale, si dhe ngritja e taksave. Shkurtimet do të hynë në fuqi më një janar nëse Presidenti Obama nuk arrin një marrëveshje kompromisi me kundërshtarët e tij republikanë në Kongres.

Por presidenti demokrat, i zgjedhur për një mandat të dytë javën e kaluar, u tha gazetarëve në Uashington se ai beson se një marrëveshje mund të arrihet.

Zoti Obama shpreson se udhëheqësit e kompanive me reputacion ndërkombëtar si General Electric, American Express, Wal-Mart dhe të tjera do ta mbështesin në thirrjen e tij shkurtimin e shpenzimeve dhe ngritjen e taksave për të pasurit, duke përfshirë edhe ato të shefave ekzekutivë.
XS
SM
MD
LG