Lidhje

Obama: Kohë për pauzë mbi Lindjen e Mesme


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se mund të ketë ardhur koha për një pauzë në bisedimet e paqes të Lindjes së Mesme, ndërkohë që izraelitët dhe palestinezët shqyrtojnë alternativat.

Zoti Obama u tha gazetarëve sot në Seul gjatë një vizite në Korenë e Jugut që është ende në interesin e të dyja palëve të përpiqen për paqen, por se asnjëra nga palët nuk ka demonstruar vullnetin politik për të marrë vendime të vështira.

Ai i bëri komentet një ditë pasi Kabineti izraelit i Sigurisë vendosi të pezullojë negociatat e paqes me palestinezët, në përgjigje të një plani të fraksioneve rivale palestineze Fatah dhe Hamas për pajtim dhe për të formuar një qeveri uniteti.
XS
SM
MD
LG