Lidhje

Normalizimi i marrëdhënieve tregtare me Rusinë


Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi sot legjislacionin që normalizon marrëdhëniet tregtare me Rusinë, ndërkohë që vendos sanksione mbi zyrtarët rusë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Senati e miratoi projekt-ligjin javën e kaluar dhe tre javë më parë ai u miratua edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ligji kombinon dy masa të veçanta në një të vetme. Pjesa e parë heq kufizimet që datojnë në epokëne Luftës së Ftohtë. Ligji normalizon gjithashtu tregëtinë me Moldavinë. Pjesa e dytë u mohon vizat dhe ngrin asetet bankare të zyrtarëve rust ë dyshuar si shkelës të të drejtave.

Ligji merr emrin e Sergei Magnitsky, një 37 vjeçar avokat rus kundër korrupsionit i cili vdiq në burg në vitin 2009 pasi zbuloi atë që e quajti një rrjet criminal të zyrtarëve që vodhën 250 milion dollarë në taksa. Legjislacioni është hartuar për të vënë në shënjestër zyrtarët rus të përfshirë në arrestimin dhe vdekjen e zotit Magnitsky.

Pjesa që trajton të drejtat e njeriut nxiti opozita nga Rusia, me presidentin Vladimir Putin që e cilësoi atë si armiqësor dhe të politizuar duke premtuar se Rusia do të japë përgjigjen e duhur.
XS
SM
MD
LG