Shumë ekspertë pohojnë se kërkesa e Presidentit Barak Obama për miratimin e Kongresit për sulm kundër Sirisë është pak a shumë një lotari e kalkuluar. Rreziku që Kongresi të japë një përgjigje negative mund të dëmtojë pozitën politike të Presidentit dhe prestigjin ndërkombëtar të Amerikës:
Pas akuzave se Siria ka sulmuar shtetasit e saj me armë kimike muajin e kaluar, Presidenti Obama i kërkoi Kongresit të miratonte planin e tij për goditje ajrore kundër Sirisë.
Por shumë amerikanë kundërshtojnë veprimet ushtarake. Ata po u bëjnë presion ligjvënësve si Senatorit John McCain, i cili mbështet goditje të kufizuara.
"Së pari dua të them se jam plotësisht kundër dërgimit të një ushtari të vetëm të këmbësorisë amerikane në terren…”.
Megjithëse ekziston një mundësi reale që plani i Presidentit të mos mbështetet në Kongres, zoti Obama beson se nëse merr aprovimin, do të forcohet pozita e tij si brenda dhe jashtë vendit.
"Mendoj se do të jemi më efektivë dhe më të fortë nëse Kongresi autorizon veprimet ushtarake”.
Kërkesa për autorizim nga Kongresi shoqërohet me rreziqe politike për Presidentin, shprehet Steven Heydemann i Institutit të Paqes:
"Siç duket situata për momentin, nuk është aspak e qartë se do të ketë sukses në Kongres. Nëse nuk merr miratimin, vendimi për të marrë aprovimin e Kongresit do të sjellë pasoja të konsiderueshme për kredibilitetin e Presidentit”.
Një votë negative nga Kongresi mund të dobësojë edhe përpjekjet diplomatike amerikane për të zgjidhur konfliktin, thotë zoti Heydemann.
"Nëse Shtetet e Bashkuara humbasin influencën e tyre, nëse njerëzit mendojnë se s’mund të kenë besim tek Presidenti apo se ai nuk përmbush zotimet e tij, bëhet shumë më e vështirë për Shtetet e Bashkuara të përdorin influencën e tyre tek vende të tjera për të zgjidhur këtë konflikt”.
Presidenti Obama shprehet se integriteti i Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar është i lidhur me vendimin për goditje ndaj Sirisë. Kredibiliteti mund të dëmtohet nga një votë negative, thotë Blaise Misztal, e Qendrës Dypartiake për Politika në Uashington:
"Mendoj se do ta godiste kredibilitetin e Amerikës, sidomos nëse do të tërhiqeshim pas gjithë retorikës për “vijën e kuqe” dhe vendimeve për të vepruar”.
Miratimi i Kongresit për sulm ndaj Sirisë mund të shihet në shkallë të gjerë si legjitimitet shtesë për zotin Obama. Ai do të përpiqet të sigurojë mbështetjen e opinionit publik, përmes një fjalimi të transmetuar të marten në shkallë kombëtare nga televizioni.