Lidhje

Obama, Romney në një mjedis shumë më miqësor


Dy ditë pas debatit të nxehtë, kandidatët janë ftuar në një darkë vjetore të organizuar nga Kryedioqeza Katolike në Nju Jork

Dy ditë pas debatit të nxehtë, presidenti amerikan Barak Obama dhe sfiduesi i tij republikan Mitt Romney do të takohen përsëri në një mjedis shumë më miqësor sonte në Nju Jork.

Të dy kandidatët janë ftuar në një darkë vjetore të organizuar nga Kryedioqeza Katolike në hotelin luksoz të Waldorf-Astorias. Ndryshe nga replikat e debatit të së martës, zoti Obama dhe zoti Romney do të mbajnë fjalime humori duke ju përmbajtur traditës së kësaj ngjarjeje.

Kardinali Timothy Dolan, kreu i Kryedioqezës së Nju Jorkut, thotë se ka marrë e-maile të panumërta ku i bëhet thirrje të anulojë ftesën për presidentin për shkak të ligjit të ri për kujdesin shëndetësor që u kërkon kompanive të siguracionit të mbulojnë koston e kontraceptivëve. Kisha Katolike është kundër përdorimit të kontraceptivëve.

XS
SM
MD
LG