Presidenti Barack Obama thotë se Rusia duhet të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën dhe të fillojë të negociojë për të zbutur tensionet.
Në një intervistë me televizionin CBS, zoti Obama tha se lëvizjet ushtarake të Rusisë, mund të mos jenë më shumë sesa një përpjekje për të frikësuar Ukrainën, por ai shtoi se Rusia mund të ketë “edhe plane shtesë”.
Dje, kreu i këshillit për sigurinë kombëtare të Ukrainës tha se Rusia ka afro 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën në veri, jug dhe lindje. Ai tha se forcat ruse janë në gatishmëri të plotë për të goditur.
Rusia ka thënë se ushtarët e saj po bëjnë stërvitje dhe ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do ta kalojë kufirin.