Lidhje

Obama emëron shefin e ri të personelit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka emëruar një nga këshilltarët e tij të ngushtë në një pozitë me influencë në Uashington.

Dje, zoti Obama emëroi këshilltarin e tij të afërt, Denis MekDanauh si shefin e tij të pestë të personelit.

Zoti MekDanauh ka shërbyer më parë si këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për politikën e jashtëme. Ai ishte një nga ndihmësit e presidentit që u pa në fotografi me zotin Obama kur po ndiqte operacionin e forcave speciale, ku u vra udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden në maj të vitit 2011.

Presidenti Obama e quajti zotin MekDanauh të pazëvendësueshëm, duke thënë se ai është “një mik i madh ime dhe i kujdo tjetër që punon këtu në Shtëpinë e Bardhë”.

"Ai ka qënë një nga këshilltarët e mi më të ngushtë dhe më të besuar në fushatën presidenciale, në ekipin tim të tranzicionit, ai ka qënë gjithashtu një nga anëtarët e pazëvendësueshëm të ekipit tim të sigurisë kombëtare. Denisi ka luajtur një rol kyç në çdo vendim të madh të sigurimit kombëtar gjatë presidencës time, nga përfundimi i luftës në Irak, tek mbyllja e luftimeve në Afganistan, nga përgjigja jonë në raste fatkeqësish natyrore nëpër botë, si Haiti dhe cunami në Japoni tek shfuqizimi i politikës “mos pyet, mos trego” dhe për kriza të tjera të panumërta gjatë gjithë kësaj kohe, ditën dhe natën”.

MekDanauh zëvendëson Xhek Luin, i cili është emëruar në postin e sekretarit të Thesarit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu edhe disa ndryshime në personelin e saj, po dje.
XS
SM
MD
LG