Lidhje

Obama përshëndet marrëveshjen SHBA-RUSI


Presidenti Barack Obama përshëndeti marrëveshjen që Shtetet e Bashkuara arritën sot me Rusinë për një plan për eliminimin e armëve kimike të Sirisë, duke e quajtur “një hap të rëndësishëm, konkret”.

Por Presidenti shtoi se ka akoma shumë punë për të bërë. Me anë të një deklarate, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët e tyre dhe Rusinë për të siguruar që procesi të jetë i verifikueshëm dhe që do të ketë pasoja nëse presidenti sirian Bashar al-Assad nuk e zbaton planin.

Zoti Obama përsëriti qëndrimin e shprehur në fjalimin e tij të përjavshëm, se nëse diplomacia dështon, Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të veprojnë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, të regjistruar dje, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara po e bëjnë të qartë se nisma e ndërmarrë nga Rusia për një zgjidhje diplomatike nuk mund të jetë një taktikë për të fituar kohë. Ai tha se Presidenti sirian Bashar al-Assad duhet të marrë hapa konkrete për treguar se me të vërtetë synon të dorëzojë armët kimike.
XS
SM
MD
LG