Lidhje

Presidenti Obama nderon amerikanët e vrarë në Libi


Fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti ja kushtoi kësaj ngjarjeje.

Presidenti Obama nderoi 4 amerikanët e vrarë këtë javë në Libi, në konsullatën e Bangazit. Fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti ja kushtoi kësaj ngjarjeje. Zoti Obama tha se njerëz si Glen Doherty, Tyrone Woods, Sean Smith dhe ambasadori Chris Stevens, me punën e tyre kanë mbështetur liritë që gëzojnë sot amerikanët.

Presidenti i shprehu ngushëllimin familjeve të viktimave dhe shtoi se personat përgjegjës për sulmin do të çohen para drejtësisë. Ai tha se vendosmëria e Amerikës nuk do të lëkundet dhe se do të bëhet gjithshka e mundshme për mbrojtjen e amerikanëve jashtë vendit.

Presidenti Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se kujtimi i katër burrave të vrarë në konsullatën e Bengalit do t’i udhëheqë SHBA për t’u bërë më të sigurta dhe më të forta për qytetarët e vet, si dhe do të ndihmojë për ta bërë botën një vend më të mirë.
XS
SM
MD
LG