Lidhje

Obama: Udhëzime praktike për mbrojtjen e mjedisit


Presidenti Obama thotë se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka përcaktuar “udhëzues praktikë” për pakësimin e gazeve të efektit serë, që ndotin ambjentin ku jetojmë.

Presidenti tha në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se udhëzimet e propozuara “do ta përgjysmonin ndotjen nga karboni, smogu dhe bloza”, që përbëjnë kërcënim për shëndetin e shumicës së amerikanëve delikatë në këtë pikë, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit.”

Ai tha se deri në 100 mijë raste të astmës dhe 2 mijë e 100 goditje në zemër do të mund të parandaloheshin në vitin e parë të zbatimit të këtyre udhëzimeve.

Presidenti foli për planin e ri të mjedisit në Qendrën Kombëtare Mjekërore për Fëmijët në Washington, ku ai vizitoi fëmijët që vuajnë nga astma, gjendja e të cilëve është rënduar nga ndotja e ajrit.

Presidenti tha se një ndryshim në përdorimin e energjisë më të pastër nuk mund të ndodh brenda një nate dhe se do të duhet të bëhen zgjedhje të vështira.

Presidenti Obama tha se “si president dhe si prind, unë refuzoj t’i dënoj fëmijët tanë me një planet të pandreqshëm, përsa i përket ndotjes.”
XS
SM
MD
LG