Lidhje

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se sulmet seksuale në ushtrinë amerikane minojnë besimin në forcat e armatosura të vendit.

Presidenti mbajti fjalimin përshëndetës në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Amerikane të Marinës në Anapolis të Merilendit, ku u ndal tek raportet e fundit për incidente të përhapura të dhunës seksuale në ushtri.

“Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë,” tha Presidenti.

Një raport i fundit i Pentagonit thotë se numri i sulmeve seksuale në radhët e ushtrisë u rrit 37 për qind gjatë vitit të kaluar. Sipas përllogaritjeve në raport, vjet ka pasur 26 mijë raste sulmesh seksuale, që variojnë nga prekjet e papërshtatshme e deri tek përdhunimi.

Këto incidente kanë bërë që disa anëtarë të Kongresit të propozojnë një projekt-ligj për ndëshkime më të ashpra për sulmet seksuale në ushtri.
XS
SM
MD
LG