Lidhje

Obama: SHBA kujdeset për veteranët e saj


Presidenti Obama thotë se Amerika ka një “besim të shenjtë” për t’u kujdesur për veteranët e vet.

Me që të hënën është Dita Kombëtare e Veteranëve, një ditë kur amerikantë nderojnë të rënët në luftë, fjalimin e tij të javës presidenti ja kushtoi veteranëve. Zoti Obama tha se amerikanët duhet të punojnë më tepër, për t’u siguruar që veteranët të kenë mundësitë dhe përfitimet që ata i kanë fituar përmes sakrificës së tyre në luftë.

Presidenti përballet me një presion në rritje lidhur me vonimin në trajtimin mjekësor dhe vdekjet e parandalueshme të veteranëve në spitalin e tyre. Në përgjigjen e republikanëve, Kongresmeni Bill Shuster i Pennsylvanisë promovoi një projekt për ujin që e miratoi Kongresi këtë javë. Ai tha se projekti tregon se republikanët janë të përkushtuar për krijimin e vendeve të punës dhe për ta bërë qeverinë të jenë më e përgjegjshme.
XS
SM
MD
LG