Lidhje

Presidenti Obama i rikthehet fushatës zgjedhore


Zoti Obama shkon në Wisconsin, Nevada and Colorado, tre të ashtuquajtura shtete të pavendosura, që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti Barack Obama po i rikthehet fushatës zgjedhore, pasi kaloi disa ditë duke drejtuar përgjigjen e qeverisë federale ndaj stuhisë Sandy.

Zoti Obama shkon sot në Wisconsin, Nevada and Colorado, tre të ashtuquajtura shtete të pavendosura që mund të përcaktojnë nëse ai apo sfiduesi i tij republikan Mitt Romney do të fitojnë 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar fitoren në zgjedhjet e së martës së ardhshme.

Zoti Romney po bën disa ndalesa në Virxhinia, një tjetër shtet i rëndësishëm në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Me zgjedhjet vetëm pesë ditë larg, anketat tregojnë se gara është shumë e ngushtë.

Anketat e opinionit publik tregojnë një garë të ngushtë si në nivel kombëtar ashtu edhe në shtetet e lëkundura.

Një anketë e-New York Times dhe rrjetit CBS News e publikuar dje tregon për një garë të ngushtë në Florida dhe Virxhinia. Anketa tregon gjithashtu se presidenti po merr një farë epërsie në Ohajo, shtet që të dyja kampet duan ta fitojnë.

XS
SM
MD
LG