Presidenti Barak Obama thotë se problemet teknike me faqen kompjuterike të programit për kujdesin shëndetësor janë shqetësuese, por se po punohet pa pushim për rregullimin e tyre.
Presidenti tha se në fjalimin e tij të përjavshëm se lufta për reformën e kujdesit shëndetësor nuk ka të bëjë vetëm me një faqe elektronike, por ajo përcakton parimin se siguria e shërbimit shëndetësor në vend nuk është privilegj vetëm disa persona me fat, por është një e drejtë për të gjithë.
Zoti Obama se kjo faqe ka marrë mbi 20 milionë klikime dhe rreth 700 mijë njerëz kanë bërë atje kërkesë për të patur mbulim shëndetësor.
Presidenti i akuzoi republikanët në Kongres se i kanë kaluar vitet e fundit duke ia kushtuar energjitë e veta në fakt mohimit të aksesit për kujdes shëndetësor për njerëzit.
Në fjalimin e republikanëve, Kryetari i Komisionit të Kongresit për Energjinë dhe tregtinë, Fred Upton, tha se komisioni që ai drejton do të dëgjojë shpjegimet e Sekretares së Shëndetësisë Kathleen Sebelius se përse nuk funksionon siç duhet faqja në internet Obamacare, megjithëse për krjimin e saj janë investuar qindra miliona dollarë nga paratë e taksapaguesve.
Eksperti që kishte punësuar Shtëpia e Bardhë për rregullimin e problemeve masive të sistemit thotë se pret që faqja të fundinojë siç duhte nga fundi i nëntorit.