Lidhje

OBSH: 1229 viktima nga ebola


Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se në Afrikën Perëndimore kanë humbur jetën edhe 84 persona të tjerë, si rezultat i virusit të Ebolës, duke e çuar numrin e vdekjeve nga epidemia në 1229.

Agjencia e OKB-së tha të martën se numri i infeksioneve të konfirmuara, ose të dyshuara si të tilla, ka arritur në 2240, përfshirë 113 raste të reja javën e kaluar.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në Liberi, ku autoritetet nuk po arrijnë ta vënë nën kontroll virusin.

Qeveria e Liberisë thotë se i ka gjetur të 37 personat që dyshohet se janë të infektuar nga virusi, të cilët u largua nga një qendër izolimi në kryeqytetin Monrovia, pasi ajo u sulmua dhe plaçkit nga persona të armatosur të djelën.

Ministria e Informacionit e Liberisë bëri të ditur se banorët në zonën ku është qendra e izolimit, që e sulmuan atë, kishin kujtuar se ajo shërbente për të sjellë persona të infektuar nga pjesa tjetër e vendit.

XS
SM
MD
LG