Lidhje

OKB: 100 mijë persona të larguar nga Siria


September 2, 2012.
September 2, 2012.
Kombet e Bashkuara thonë se gjatë muajit gusht nga Siria janë larguar 100 mijë persona, numri më i madh i të zhvendosurve që kur atje filloi konflikti në mars të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, tha sot se rritja e numrit të njerëzve që kërkojnë strehim në vendet fqinjë e çon numrin e përgjithshëm të refugjatëve sirianë të regjistruar, apo që pritet të regjistrohen, në rreth 235 mijë vetë, që nga koha kur qeveria filloi masat shtypëse ndaj kryengritjes.

Zëdhënësja e cilësoi eksodin e gushtit “një shkallëzim të rëndësishëm në lëvizjen e refugjatëve.” Këto shifra vijnë ndërsa krey i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar u takua në Damask me presidentin sirian Bashar al-Assad, gjatë një misioni që synon të krijojë më tepër mundësinë për hyrjen e punonjësve të ndihmave në Siri.
XS
SM
MD
LG