Lidhje

OKB konferencë në Shqipëri


Sekretari përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, i dërgoi konferencës mesazh përshëndetës, ku vlerësoi nevojën që ka organizata për këtë reformë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara nisi sot në Tiranë një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e 40 shteteve për të shqyrtuar reformën “Një OKB”, ku Shqipëria është përfshirë prej disa vjetësh. Sekretari përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, i dërgoi konferencës me 300 përfaqësues shtetesh një mesazh përshëndetës, ku vlerësoi nevojën e madhe që ka organizata për këtë reformë.

Ndërsa kryeministri Berisha, duke përshëndetur konferencën, tha se “kjo reformë është e nevojshme për të zvogëluar burokracitë dhe mbivendosjet e zyrave vendase dhe ndërkombëtare”. Shqipëria, tha ai, po punon që të realizojë objektivat e mijëvjecarit dhe ato të integrimit. Zoti Berisha tha se sfidat janë të mëdha dhe kryesisht ekonomike.



Kjo e Tiranës është konferenca e pestë që Organizata e Kombeve te Bashkuara po zhvillon për reformën e saj "Një OKB". Konferenca po shqyrton ecurinë e reformës "Një OKB", e cila po zbatohet në një grup shtetesh pilot, mes të cilëve edhe Shqipëria. Organizatorët thonë se konferenca po shqyrton për tre ditë arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga veprimtaria e deritanishme e projektit “Një OKB”, ku të dhënat nga Shqipëria dhe disa shtete të tjera pilot do t’u dërgohen përherë e më shumë vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG