Lidhje

OKB, Iraku të lirojë protuestuesit dhe të procedojë ushtruesit e dhunës


Misioni i OKB-së për Ndihmën ndaj Irakut paralajmëroi se kërkohen rezultate konkrete dhe të shpejta në reagimin e qeverisë ndaj protestave që nisën në fillim të tetorit. Misioni gjithashtu ofroi një udhërrëfyes për të zgjidhjen e disa prej kërkesave të demonstruesve.

Zyra e OKB-së tha në një deklaratë se brenda një jave qeveria duhet të lirojë të gjithë protestuesit e ndaluar që nga 1 tetori dhe të shpejtojë përpjekjet për të identifikuar dhe ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për përdorimin e forcës së tepërt kundër protestuesve.

Ajo tha se duhet të bëhen thirrje publike që njerëz në rajon dhe vende të tjera në botë me ndikim në Irak të respektojnë sovranitetin e vendit dhe të mos ndërhyjnë në punët e tij të brendshme.

Zyra e OKB-së bëri thirrje për finalizimin e një kornize për reformën zgjedhore dhe masat antikorrupsion nga udhëheqja politike e vendit brenda dy javëve të ardhshme.

Shtetet e Bashkuara i mbështetën propozimet e OKB-së. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë përmendeshin shqetësime serioze për sulmet kundër protestuesve dhe bllokimeve të internetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG