Shefi i agjencisë së OKB-së për enegjinë bërthamore tha se Irani i ka pakësuar rezervat e uraniumit të pasuruar.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Yukiya Amano, tha sot se Irani ka përpunuar gjysmën e uraniumit të pasuruar, duke e kthyer atë në nivel të përdorshëm si karburant për industrinë civile.
Sipas një marrëveshje të përkohshme me gjashtë fuqitë botërore, gjysma tjetër e uraniumit do të shndërrohet në një formë tjetër që është e vështirë të pasurohet përsëri në nivelin 20 për qind.
Irani ka arritur ta pasurojë uraniumin deri në 20 përqind, që sipas ekspertëve është vetëm një hap larg prodhimit të uraniumit 90 për qind të pasuruar, si ai që përdoret për armë bërthamore.