Persona të armatosur vranë të paktën 29 persona në një sulm në një fshat të largët në verilindje të Nigerisë.
Banorët dhe zyrtarët besojnë se militantët e dyshuar të Boko Haramit ishin pas sulmit të së mërkurës në Chukku Nguddoa, një fshat në shtetin Borno.
Ky është incidenti i tretë madhor për të cilin fajësohet grupi islamik brenda kësaj jave.
Sot, mësues në mbarë Nigerinë dolën në rrugë për një grevë një ditore kundër rrëmbimit të më shumë se 270 nxënëseve të shkollave. Vajzat kanë më shumë se një muaj që janë rrëmbyer.
Në Kombet e Bashkuara, një komision i Këshillit të Sigurimit po takohet për të shqyrtuar mundësinë e sankioneve kundër grupit Boko Haram.
Nigeria i ka kërkuar komisionit të shtojë grupin militant në listëne e organizatave të lidhura me al-Kaidën.
Presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar ndërkohë dislokimin e një personeli ushtarak prej 80 pjestarësh në shtetin fqinj Çad, për të ndihmuar në gjetjen e vajzave të rrëmbyera.
Vajzat u rrëmbyen nga militantët e organizatës Boko Haram nga një shkollë në një zonë të largët pranë kufirit nigerian me Kamerunin, Nigerin dhe Çadin. Vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.
Ndërkohë që Nigerisë i ofrohet më shumë ndihmë ndërkombëtare për gjetjen e vajzave, banorët e ekspozuar ndaj dhunës në rritje po i bëjnë thirrje qeverisë që të ofrojë masa më të mira sigurie.
“Çdo natë ka shqetësime. Askush nuk është i sigurtë dhe të gjithë kemi frikë se çfarë do të ndodhë.Kemi nevojë që qeveria dhe ndërkombëtarët të na ndihmojnë me problemet që ndeshim. Shumë njerëz po vdesin si rezultat i shpërthimit të bombave.”, thotë ky banor.
Kjo nigeriane i shpëtoi një shpërthimi të dyfishtë në qytetin Jos të martën.
“Jam e fuqishme dhe do të mbijetoj sepse Zoti më mbron. Zoti më dha një shans tjetër, një jetë tjetër që të mbijetoj.”
Boko Haram fajësohet për sulmet ndaj një stacioni autobusësh dhe një tregu ku u vranë 130 njerëz. Shpërthimet kanë shtuar zemërimin ndaj grupeve militante islamike që po shtohen në rajon.
“Qeveria duhet të na thotë të vërtetën. Ata e dinë si filluan gjërat dhe kur janë ende në fillim ata e dinë si t i ndalojnë, por nuk bënë asgjë. Sepse nuk po ndikon tek ata direkt dhe vetëm ne po ndikohemi.”, thotë ky nigerian.
Ekstremistët e Boko Haramit fajsohen për mijëra të vdekur gjatë pesë viteve të funditt. Grupi ka thënë se dëshiron të ndërtojë një shtet të rreptë islamik në veri të vendit.