Kombet e Bashkuara bënë një "thirrje urgjente" për një armëpushim prej dy orësh në periferi të Tripolit për të evakuuar civilët dhe të plagosurit, pasi forcat besnike ndaj Gjeneralit Khalifa Haftar vazhdojnë një ofensivë që synon marrjen e kryeqytetit.
Kryeministri i Libisë i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Fayez Sarraj, e ka quajtur veprimin e gjeneralit Haftar një përpjekje për grusht shteti. Haftar dhe forcat e tij duket se kanë fituar terren në periferitë e kryeqytetit, por Kryeministri Sarraj thotë se trupat qeveritare janë të përgatitura për t’u përballur me ato.
Misioni i OKB-së në Libi, u ka kërkuar të gjitha palëve në rajon që të respektojnë një armëpushim humanitar prej dy orësh.
Mediat arabe transmetuan video të forcave të gjeneralit Haftar duke hyrë në aeroportin ndërkombëtar të Tripolit, përpara se të zinin pozicione jashtë tij.
Facebook Forum