Lidhje

OKB zgjat me gjashtë muaj misionin politik në Afganistan


Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zgjati misionin e tij politik në Afganistan për gjashtë muaj me një votim unanim të premten.

Në thelb, rezoluta, e hartuar nga Norvegjia dhe Estonia, u jep kohë vendeve anëtarëve të vlerësojnë se si do të qeverisin talebanët.

Gjatë muajve të ardhshëm, rezoluta do të sigurojë që misioni i OKB-së të mund të vazhdojë punën e tij në Afganistan duke monitoruar të drejtat e njeriut, duke mbrojtur fëmijët dhe civilët nga abuzimet dhe duke mbështetur "pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes".

Rezoluta "dërgon një mesazh të unifikuar se ne mbështesim përpjekjet e ardhshme të OKB-së në Afganistan", thanë Norvegjia dhe Estonia në një deklaratë drejtuar Këshillit të Sigurimit.

Linda Thomas-Greenfield i drejtohet Këshillit të Sigurimit
Linda Thomas-Greenfield i drejtohet Këshillit të Sigurimit

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield e quajti punën e OKB-së në Afganistan të rëndësishme, duke shtuar se OKB-ja duhet të vazhdojë "t'u shërbejë afganëve dhe të avancojë të drejtat e tyre të njeriut dhe liritë themelore".

Kur talebanët erdhën në pushtet pas tërheqjes kaotike të Shteteve të Bashkuara nga vendi muajin e kaluar, ata premtuan se do të formojnë një qeveri më gjithëpërfshirëse, por kur shpallën qeverinë e përkohshme, gratë dhe pakicat nuk ishin të përfshira.

*Disa të dhëna për këtë artikull u morën nga agjensia e lajmeve The Associated Press.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG