Ekipi amerikan i futbollit për femra ka fituar dy medalje ari në lojërat e fundit olimpike dhe shkon në olimpiket e këtij viti me shpresa të shumta për ta përsëritur fitoren. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Parke Brewer njofton nga Washingtoni.
Futbolli i femrave u përfshi në garat e lojërave olimpike për herë të pare në vitin 1996 në Lojërat e Atlantës, ku Shtetet e Bashkuara fituan medaljen e artë në këtë sport, duke mundur Kinën. Pasi humbën garën me Norvegjinë në ndeshjen finale të Lojërave Olimpike të Sidneit në vitin 2000, ekipi amerikan i femrave fitoi medaljen e artë me një rezultat të ngushtë prej vetëm një goli në ndeshjet me Brazilin në vitet 2004 dhe 2008.
Që nga ajo fitore 4 vjet më pare në Lojërat e Pekinit, Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur vendin e parë në botë në futbollin e femrave, edhe pse humbën në finalen e Kupës Botërore ndaj Japonisë në Gjermani, me një penallti. Trajnerja Pia Sundage caktoi të njëjin ekip për ta përfaqësuar Amerikën në Londër, ashtu sikurse për Kampionatin Botëror të Futbollit dhe ajo thotë se ekipi është përmirësuar.
“Tani ne jemi një ekip më i mirë dhe unë ndjehem shumë mirë me përgatitjen e vajzave. Ne kemi një ekip me diversitet. Disa prej vajzave dallohen për shpejtësinë. Disa janë teknike, disa kanë experienceë, kemi edhe lojtare të reja. Prandaj mbetet vetëm organizimi kur të fillojnë Lojërat në Britani.”
11 vajza mes 18 lojtareve kanë ekperiencë me Lojërat Olimpike. Njëra prej tyre është lojtarja mesfushore Heather O’Reilli, e cila merr pjesë për të tretën here në lojërat Olimpike.
“Mendoj se ekipi ynë ka ende punë për të bërë. Megjithëse në kampionatin botëror morëm medaljen e argjendtë, ne u mërzitëm se donim të fitonim Medaljen e Artë".
27-vjecarja O’Reilly thotë se nuk e ka problem presionin që përjetojnë sportistet në përpjekjet për të marrë një tjetër medalje ari.
“Kemi fituar medaljen e artë në vitin 2004 dhe më 2008, ne amerikanëve na pëlqen të fitojmë. Mendoj se presioni është privilegj. Ne jemi këtu për të përfaqësuar Amerikanët ashtu sic duan ata, me fitore.”
Në Olimpike merr pjesë këtë here edhe 21-vjecarja Alex Morgan. Ajo thotë se i ka ndjekur Olimpiket bashkë me familjen e saj dhe se është tepër e gëzuar që do të marrë pjesë edhe ajo në garë.
“Jam shumë e emocionuar që do të jem mes qindra atletëve të tjerë. Ata kanë gjithë jetën që punojnë për këtë moment. Ne të gjithë i dimë përpjekjet që kemi bërë për të arritur deri këtu. I dimë sakrificat e njëri tjetrit për të arritur në këtë pikë të jetës sonë. Kjo është një ndjenjë që të emocionon.”
Gara e futbollit për gra fillon në Olimpiket e Londrës më 25 korrik.
Nga 12 ekipet që marrin pjesë do të jenë 6 nga 8 ekipet e cerekfinales së Kupës Botërore, përfshirë Anglinë. Trajnerja e ekipit amerikan Pia Sundhage, e cila është nga Suedija, thotë se futbolli i femrave është zhvilluar kaq shumë vitet e fundit, saqë tani është bërë një sport shumë kompetitiv.
“Mendoj se në Olimpike tani ka një numër skuadrash që i kanë mundësitë të fitojnë Medaljen e Arit. Është shumë më ndryshe nga viti ’91, kur u zhvillua Botërori i Parë. Ne kemi shumë ekipe të mira dhe mënyra të ndryshme loje, gjë që më pëlqen shumë.”
Pia Sundhage shpreson që ekipi amerikan i drejtuar prej saj do të luajë sipas aftësive që ka, për të fituar medaljen e artë në Londër.