Lidhje

Hungarezi Daniel Gurta shënon rekord të ri botëror në 200 m stil bretkosë


Në ditën e pestë të Lojrave Olimpike u shënuan disa recorde të reja olimpike dhe botërore.

Notari hungarez Daniel Gurta fitoi medaljen e artë dje në garën e 200 metërshit stil bretkosë, duke shënuar edhenjë rekord të ri botëror me 2 minuta 7 sekonda e 28 të qindat.

Lu Xiaojun nga Kina vendosi një rekord të ri botëror në peshëngritje në kategorinë e burrave 77 kilogram.

Australiania Lorin Xhekson shënoi rekordin e pikëve në baskteboll, duke kaluar 488 pikët, rekord të mbahej nga amerikania Lizaa Lesli.

Gjimnasti japonez Kohei Uçimura zuri vendin e tij ndër gjimnastët më të mëdhenj të histori. Tri herë kampioni i botës fitoi medaljen e artë në finalen e të gjitha garave të gjimnastikës.
XS
SM
MD
LG