Lidhje

Izrael: 18 muaj burg për ish-kryeministrin Olmert


Gjykata e Lartë e Izraelit vendosit sot që ish kryeministri Ehud Olmert do të kryejë vetëm 18 muaj burg në vend të gjashtë viteve, lidhur me një dënim për korrupsion të vitit 2014. Zoti Olmert këmbëngul që është i pafajshëm.

Gjykata ra dakord për uljen e dënimit pasi ai apeloi vendimin e vitit 2014. Kur të shkojë në burg me 15 shkurt, Olmert do të bëhet i pari ish udhëheqës izraelit që kryen dënim në qeli. Ehud Olmert u bë kryeministër në vitin 2006, por dënimi nën akuzat për korrupsison ka të bëjë me kohën kur ai ishte kryetar i bashkisë së Jeruzalemit në vitet 90-të.

Prokurorët thonë se zoti Olmert dhe të tjerë morën para për të favorizuar një projekt të debatueshëm strehimi, duke ndihmuar për miratimin e tij, ku përfshihej edhe ndryshimi i ligjeve për zonën e ndërtimit dhe ulja e taksave për ndërtuesit.

XS
SM
MD
LG