Lidhje

Opera “Luçia e Lamermurit”, në rolin e Edgardos tenori Saimir Pirgu


Opera “Luçia e Lamermurit”, në rolin e Edgardos tenori Saimir Pirgu
Opera “Luçia e Lamermurit”, në rolin e Edgardos tenori Saimir Pirgu

Sot në qendrën Kenedi këtu në Uashington nis shfaqja e operas “Luçia e Lamermurit” e kompozitorit italian Gaetano Donixeti. Në rolet kryesore të operas interpretojnë në rolin e Luçias Sarah Coburn ndërsa në rolin e Edgardos interpreton tenori Saimir Pirgu.

30 vjeçari shqiptar ka vite që është ndër emrat e njohur të botës operistike me interpretimet e tij në operat “Traviata”, “Boheme”, “Cosi fan tutte” , apo “Don Giovanni”, por për të është hera e parë pjesmarrja në një aktivitet artistik të këtyre përmasave në qendrën e arteve Kenedi në Uashington.

Karriera e Saimir Pirgurt ka nisur në Shqipëri, por suksesi i tij i parë ka qenë çmimi ndërkombëtar “Enrico Caruso” në vitin 2002, i cili hapi dyert e bashkëpunimeve të rëndësishem dhe interpretimeve në skenat e mëdha botërore.

Ecuria e artit klasik shqiptar gjithmonë ka qenë në vëmendjen e tenorit Saimir Pirgu, i cili thotë:

“Në Shqipëri është pak e vështirë të bësh opera, pasi kemi një rrugë të gjatë për t’u integruar në pjesën tjetër të Europës që na ka munguar prej 50 vitesh. Por fatmirësisht ne kemi një traditë të bukur, dhe ajo që mund të bëjnë emra si unë, Ermonela, Jaho, Inva Mula, apo Tedi Papavrami është që të shkojmë e të bëjmë diçka në Shqipëri, një shfaqje, koncert, apo qoftë edhe disa orë mësimi për të rinjtë që studiojnë atje”.

Është hera e parë që tenori shqiptar Saimir Pirgu ngjitet në skenën e operës kombëtare të Uashingtonit. Drejtoresha artistike e aktivitetit operistik në ëtë qendrë Kristina Shepelman, shprehet me entusiazëm për tenorin tashmë shqiptar:

“Ai ka një zë të mrekullueshëm, është një këngëtar shumë i madh. Për mua nuk ka rëndësi kombësia e artistëve, opera nuk ka këto kritere! Saimir Pirgu është një këngëtar i ri në moshë, por që ka arritur shumë në karrierën e tij artistike”, thotë ajo.

Pjesmarrja në operan “Luçia e Lamermurit” në qendrën Kenedi në Uashington, shënon një tjetër sukses në karrierën e tenorit Saimir Pirgu.

Opera “Luçia e Lamermurit” me pjesmarrjen e tenorit shqiptar Saimir Pirgu do të shfaqet në qendrën e arteve Kenedi këtu në Uashington gjatë datave 10 – 19 nëntor.

XS
SM
MD
LG