Lidhje

OSBE, program për të drejtat njerëzore në burgjet shqiptare


OSBE nisi sot nje program bashkepunimi me universitetet dhe burgjet shqiptare per respektimin e te drejtave njerezore. Drejtuesi i OSBE-se per Shqiperine, ambasadori Eugen Volfart, thote se kjo eshte nje nga kerkesat kryesore te BE-se, e cila mund te plotesohet vetem nga punonjes profesioniste.

OSBE u bëri sot thirrje autoriteteve shqiptare që të garantojnë të drejtat e njeriut në gjykata e burgje sipas standarteve të kërkuara nga Bashkimi Europian, ku synojnë që të antarësohen.

Drejtuesi i zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Volfarth thotë se reforma në fushën e drejtësisë synon parandalimin e krimeve, ashtu edhe ri-integrimin e të dënuarve në shoqëri, gjë që mund të arrihet vetëm me shërbime profesionale nga institucionet përkatëse me të dënuarit edhe me viktimat e krimit.

Ambasadori Volfarth i bëri këto komente në një takim me drejtues të Universitetit të Tiranës dhe të ministrisë së arsimit, midis të cilëve u nënshkrua një program bashkëpunimi në këtë fushë.

“Programi synon të përmirësojë sistemin e shërbimit të provës dhe atë penitenciar në përputhje me Rekomandimet e Komisionit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ky program u përgjigjet plotësisht prioriteteve të përcaktuara nga Qeveria në dritën e procesit të pranimit në BE. Po ashtu ai mbështet edhe ministrinë e drejtësisë për të shkolluar siç duhet profesionistët që punojnë me autorët e veprave penale në sistemin e drejtësisë penale” - tha ai në ceremoni.

Sistemi shqiptar i drejtësisë dhe i burgjeve është kritikuar shpesh nga vëzhgues shqiptarë dhe ndërkombëtarë për mosrespektim të të drejtave të njeriut. Kushtet e jetetsës në mjediset e paraburgimit të shumë stacioneve policore janë tepër të rënda, po ashtu edhe në reparte riedukimi të të dënuarve nga drejtësia.

Avokatë, sociologë, mjekë dhe familjarë kritikojnë sistemin e drejtësisë se në këto mjedise shpesh ushtrohet dhunë fizike e psikologjike, dhe të ndaluarve nga policia nuk u garantohen as të drejtat njerëzore minimale.

XS
SM
MD
LG