Lidhje

OSBE: Reforma zgjedhore, në dorë të shqiptarëve


Drejtuesi i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, u bëri thirrje institucioneve dhe shqoërisë civile, që të kryejnë reformën zgjedhore dhe një proces të besueshëm zgjedhor, duke përfituar nga këshillat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Ne jemi këtu për të ndihmuar, për të këshilluar, për t’iu dhënë praktikat ndërkombëtare më të mira, por ne nuk mund të ndikojmë në mënyrë thelbësore dhe as të legjitimojmë sjellje apo rezultate” - tha ambasadori Borchardt.

OSBE/ODIHR-i do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri, vëzhguesit ndërkombëtarë do të jenë dëshmitarë të zgjedhjeve dhe punës së KQZ-së, komisionerëve, partive dhe votuesve. “ODIHR nuk është arbitër dhe as garantues për zgjedhje të pastra. Vëzhguesit ndërkombëtarë japin këshilla dhe praktika të mira, por ata nuk mund të ndryshojnë thelbësisht sjelljet apo rezultatet” - tha zoti Borchardt.

“Nëse doni zgjedhje të lira e të ndershme, kërkojuani partive politike që të punojnë për to. E kanë ata në dorë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme; me mënyrën si mbledhin fonde, me mënyrën si bëjnë fushatë, me kandidatët që vënë në lista, me personat që zgjedhin si komisionerë dhe me mënyrën si numërojnë votat. Ka ende kohë për të forcuar kodin zgjedhor, por tik-taku ecën” - tha ambasadori Borchardt.

Ai tha se kohët e fundit është drejtuar gishti nga OSBE-ja për dështimin e procesit të reformës zgjedhore, por qytetarët duhet të pyesin udhëheqësit e tyre përse reforma nuk ka ecur përpara.

“Vërtet besoni se e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është futja e votimit dhe numërimit elektronik teknikisht të brishtë?” - pyeti ambasadori Borchardt, duke shtuar se Holanda po i kthehet numërimit të votave me dorë, për të ruajtur besimin te zgjedhjet.

Ai tha se qysh nga viti 2013 dhe në vitin 2015 kemi bërë thirrje për reforma sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, dhe është detyrim i Shqipërisë, si çdo shteti pjesëmarrës të OSBE-së, të adresojë me shpejtësi rekomandimet e ODIHR-it.

“Ne kemi ofruar mbështetje teknike për zbatimin e tyre dhe e ofruam të sillnim ekspertizë ndërkombëtare të nivelit të lartë për çështjet zgjedhore. Ka ende kohë për të rregulluar raportimin financiar, shmangien e mashtrimit zgjedhur duke rritur gjobat, për të ndaluar që kronikat televizive të përgatitura nga partitë të transmetohen pa kontroll, si edhe për të garantuar kuotat gjinore. Por ne nuk mund ta bëjmë reformën për ju” - tha ambasadori Borchardt.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG