Lidhje

Shqipëri: OSBE, thirrje për mbrojtjen nga diskriminimet


Shqipëri: OSBE, thirrje për bashkëpunim kundër diskriminimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Në Tiranë, OSBE ftoi institucionet e të drejtave njerëzore të bashkëpunojnë nga afër për të mbrojtur qytetarët nga shkeljet dhe diskriminimet. Shqipëria është një nga vendet me shkelje të shpeshta të të drejtave njerëzore, sidomos sa u takon pakicave të ndryshme.

Shqipëri: OSBE, thirrje për bashkëpunim kundër diskriminimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

OSBE ftoi sot drejtuesit e tri institucioneve të të drejtave të njeriut; Avokatin e Popullit, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi të ngrejnë një bashkëpunim në dobi të qytetarëve sipas një marrëveshje të hartuar me kujdes prej saj. OSBE synon në këtë mënyrë që këto tri institucione do të ndërmarrin veprime më të fuqishme në përkrahje të të drejtave të njeriut në Shqipëri.

“Roli i përbashkët i këtyre tre institucioneve është të ruajnë dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për zgjidhje konkrete në këtë fushë sa herë që ato shkelen” - tha drejtuesi i Zyrës së OSBE ambasadori Bernd Borchardt. OSBE po mbështet bashkimin e fuqive të gjithë institucioneve që mbrojnë të drejtat e njeriut nga diskriminimi, shfrytëzimi dhe abuzimi, ekstremizmi i dhunshëm dhe migrimi i jashtëligjshëm, ndërsa në shumë nga këto fusha është miratuar legjislacion i ri dhe pritet zbatim më i mirë i tyre.

Shqipëria është një nga vendet problematike ku të drejtat e njeriut shkelen rëndom në dëm të grupimeve sociale sic janë pakicat e shumëllojshme, dhe veprimtaritë ndërgjegjësuese janë të shpeshtafushën eanti-diskriminimit prej institucionve shtetërore. OSBE ndihmon Shqipërinë në luftën kundër trafikimit të personave, mbrojtjen e fëmijëve, si dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG