Lidhje

OSBE, përpjekje për debat publik mbi krimet e komunizmit


Përpjekjet e OSBE-së për debat publik për krimet e diktaturës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

OSBE vazhdon në Shqipëri përpjekjet për të ngjallur një debat publik mbi krimet e diktaturës komuniste.

Drejtuesi i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Bernd Boshard, tha se shoqëria shqiptare është e vonuar në shqyrtimin e regjimit komunist dhe kjo pengon angazhimet për të ardhmen.

Përpjekjet e OSBE-së për debat publik për krimet e diktaturës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

OSBE po përpiqet të nxitë një debat në shoqërinë shqiptare mbi krimet e komunizmit, duke besuar se kjo i ndihmon të sotmes dhe të ardhmes së vendit.

OSBE ka organizuar në Tiranë dhe shumë qytete të tjera diskutime publike mes të rinjve si dhe shfaqje teatrore për t'u treguar atyre mbi dhunën e diktaturës dhe pasojat e saj.

“Shqipëria e ka filluar me vonesë ballafaqimin me mizoritë dhe brutalitetin e të kaluarës - thotë ambasadori Berndt Boschardt, drejtues i zyrës së OSBE-së në Shqipëri. - Më parë ka patur disa përpjekje sporadike për ta trajtuar këtë temë, por ato tani janë shtuar. Debati për të kaluarën është i rëndë, kontradiktor, por është një debat shumë i nevojshëm për vendin tuaj” - theksoi ai.

Ambasadori Boschardt i bëri këto komente gjatë një veprimtarie me temë, ku u luajt edhe drama “Ata hyjnë pa trokitur” me ngjarje nga koha e regjimit komunist.

“Kultura e kujtesës dhe debati mbi të kaluarën janë shtylla kryesore e kësaj periudhe të tranzicioni po ashtu edhe të drejtësisë – tha ambasadori Boschardt i OSBE-së. Çdo vendi i nevojitet kohë për të ngritur një debat të qëndrueshëm për të kaluarën. Edhe në Gjermani, në vendin tim, - tha ai - u deshën 20 vjet, që të fillonte një gjyq i mirëfilltë dhe i madh për krimet e luftës”.

Sipas tij, edhe shumë vite pas luftës shumë njerëz ende nuk e dinin se çfarë ishte Aushvici; edhe tani në Gjermani ka një debat të gjallë e kontradiktor mbi pjesën komuniste të Gjermanisë Lindore.

“OSBE po përpiqet të japë një ndihmesë në këtë debat, duke organizuar diskutime me të rinjtë, por pjesa kryesore ju mbetet shqiptarëve - tha ambasadori Boschardt. - Debatet e ballafaqojnë shoqërinë me të kaluarën dhe kujtimet e saj, me krimet e diktaturës dhe nevojën për drejtësi, rehabilitimi i viktimave dhe kuptimi i plotë i asaj çfarë ka ndodhur” - shtoi ai.

Pjesë e projektit të OSBE-së për nxitjen e diskutimeve mbi të shkuarën totalitare e Shqipërisë ishte edhe vënia në skenë e pjesës “Ata hyjnë pa trokitur” të autorit dhe regjisorit Armand Bora në Universitetin e Arteve.

Drama mbi të kaluarën totalitare të Shqipërisë është shfaqur në disa qytete të vendit, ku OSBE ka organizuar diskutime me nxënës të shkollave të mesme, si dhe një anketë kombëtare për njohuritë dhe perceptimet e qytetarëve mbi të shkuarën totalitare dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen.

XS
SM
MD
LG