Përkujtimorja e Gazetarëve në muzeun e gazetarisë Newseum në Uashington mban emrat e korrespondentëve, fotografëve, redaktorëve dhe të tjerëve që vdiqën ose u vranë ndërsa punonin të raportonin lajmet. Gjatë një ceremonie për ri-inaugurimin e përkujtimores, Newseum shtoi emrat e gazetarëve që vdiqën në vitin 2013 në krye të detyrës.
Të hënën, Newseum shtoi emrat e dhjetë gazetarëve në një mur përkujtimor që ku rradhiten më shumë se dy mijë e dy qind njerëz që vdiqën ose u vranë në detyrë për të raportuar lajmet mes viteve 1837 dhe 2013. Gene Policinsky thotë se ata përfaqësojnë rrezikun dhe sakrificat e bëra nga gazetarët në botë:
“Kemi një prezantues radioje nga Filipinet, një gazetar rus i cili vdiq pesë vjet pasi ishte rrahur gati për vdekje. Gjenden emrat e njerëzve të cilët mund të mos e dinim kurrë se u vranë duke u përpjekur të raportojnë lajmet dhe informacion dhe ata duhet të përfshihen, kështu që ne kemi një grup përfaqësues që punon për këtë çështje.”
Kathleen Carroll është nënpresidente e agjencisë së lajmeve Associated Press.
“Ata bënë fotografi që dikush nuk i pëlqente. Rregjistruan në video diçka që dikujt nuk i pëlqente. Bënë pyetje që dikush vendosi se ishin të pavend. Shkruan artikuj që dikush mendoi se nuk duheshin shkruar.”
Zonja Carroll thotë se pavarësisht nëse gazetarët raportojnë nga vendi i tyre ose një vend i largët, thelbi i punës së tyre është të njoftojnë për ngjarje botërore dhe të bëjnë të ditura të dhëna që disa preferojnë të mos dihen.
Mick Deane ishte një prej tyre. Kameramani britanik për agjencinë Sky News u qëllua për vdekje në Egjipt ndërsa rregjistronte përleshjet mes forcave të sigurisë dhe mbështetësve të ish-presidentit egjiptian Mohammed Morsi.
E veja dhe djemtë e tij morën pjesë në një ceremoni të Newseum.
“Ngjarje si kjo me të vërtetë më ndihmojnë të identifikoj dhe me kujtojnë pse ne ishin krenarë për të. Familjet dhe miqtë e të gjithë njerëzve që kanë emrat në këtë mur duhet të jenë krenarë ashtu siç jemi ne për babain tonë.”
Të tjerë të vrarë në vitin 2013 përfshijnë Ghislaine Dupont dhe Claude Verlon të cilët u gjetën të vdekur disa orë pasi intervistuan një udhëheqës rebel nga Mali. Rodrigo Neto, të cilin e qëlluan ndërsa raportonte mbi korrupsionin e policisë së Brazilit, dhe Fernando Solijon të cilin e vranë në Ishujt Filipine pasi u kërcënua me vdekje. Zoti Policinski thotë se është e rëndësishme t’i kujtojmë të gjithë.
“Çdo ditë në botë, çdo vit, gazetarët vënë jetën e tyre në rrezik për të na sjellë lajme dhe informacion. Çdo vit ne shpresojmë se kjo përkujtimore na ndihmon të kujtojmë, se në qoftë se nuk ka vend tjetër në botë, të paktën këtu mundemi të ndalemi për një moment dhe të kujtojmë se sa e rrezikshme mund të jetë.”
Newseum thotë se emrat e shtuar përfaqësojnë të gjithë gazetarët të cilët vdiqën ose u vranë, pavarësisht nëse bota di rreth tyre apo jo. Organizatat ndërkombëtare të cilat punojnë për të mbrojtur gazetarët thonë se 77 prej tyre u vranë ndërsa raportonin lajmet në vitin 2013.