Lidhje

Përmirësohet gjendja e Navalnit


Spitali Charite në Berlin

Gjendja e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni, i cili rezultoi i helmuar, është përmirësuar dhe atë po e heqin nga pajisja e frymëmarrjes nëpërmjet ventilimit mekanik, tha të hënën spitali Charite i Berlinit në një deklaratë.

Gjendja e komës artificiale në të cilën është vendosur Navalni mund të hiqet dhe ai po reagon ndaj të folurit, thanë zyrtarët e spitalit.

Por ata shtuan se "dëmi afatgjatë për shkak të helmimit të rëndë nuk përjashtohet".

Aleksej Navalni
Aleksej Navalni

Navalni, 44 vjeç, është një kundërshtar i hapur i Presidentit Rus Vladimir Putin dhe njihet për hetimet ndaj korrupsionit në qarqet e larta zyrtare.

Ai u dërgua në Gjermani muajin e kaluar pas një krize që pësoi ndërsa ishte në një avion në Siberi dhe po kthehej në Moskë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se atë e kishin helmuar me agjentin nervor Novichok të llojit sovjetik në përpjekje për ta vrarë.

Shtëpia e Bardhë e ka quajtur "plotësisht të dënueshëm" faktin që udhëheqësi i opozitës ruse Aleksej Navalni u helmua me agjent kimik nervor dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen “për të vënë para përgjegjësisë personat përkatës në Rusi.”

REAGON BRITANIA

Ministri i Jashtëm i Britanisë Dominic Raab tha të hënën se kishte thirrur ambasadorin e Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar për të shprehur shqetësimin lidhur me helmimin e zotit Navalni.

"Është krejtësisht e papranueshme që është përdorur një armë kimike e ndaluar dhe Rusia duhet të kryejë një hetim plotësisht transparent,” shkruante ai në Twitter.

Ministri Raab shtoi se ishte lehtësuar kur dëgjoi që Navalni ishte hequr nga gjendja e komës artificiale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG