Lidhje

Përvjetori i vendimit për sistemin e arsimit


60 vjet më parë, (May 17, 1954), gjykata më e lartë në Shtetet e Bashkuara ndryshoi sistemin e arsimit. Më 17 maj 1954, Gjykata e Lartë në mënyrë unanime vendosi se ndarja raciale në shkollat publike ishte antikushtetuese.

Në kohën e vendimit shumë sisteme shkollash – veçanërisht në shtetet e jugut – i kishin të ndara shkollat për të bardhë dhe ato për nxënësit zezakë. Vendimi i Gjykatës së Lartë shfuqizoi një ligj të vitit 1896 i cili lejonte “arsimim të barabartë, por të ndarë” për të bardhët dhe zezakët. Këtë herë, vendimi i Gjykatës së Lartë e shpallte jo-kushtetues ndarjen racore në shkolla.

Vendimi i Gjykatës, në çështjen e quajtur “Brown kundër Bordit të Arsimit”, përfshinte aktualisht 5 padi të veçanta. Por në qëndër ishte Linda Brown, një afrikano-amerikane nga Kansasi, e cila u detyrua të shkonte në një shkollë për zezakë në një qytet tjetër, megjithëse jetonte shumë pranë një shkolle për të bardhë.

Aderson Francois është profesor i drejtësisë në Universitetin Howard këtu në Uashington:

“Çështja Brown i dha fund aparteidit amerikan… procesit që zyrtarët qeveritarë i klasifikonin njerëzit bazuar në racë.”

Por Francois thotë se vendimi ishte me gabime pasi nuk përcaktoi një kufi kohor. Disa shkolla të ndara në jug shfrytëzuan këtë boshllëk për të mos e zbatuar vendimin deri në vitet 1960.

Megjithatë edhe në ditët e sotme ka shkolla që praktikisht janë ende të ndara. Një studim i vitit 2012 nga Projekti i të Drejtave Civile në Universitetin e Kalifornisë tregon se shumë shkolla kanë më pak shumëllojshmëri racash në katër dekadat e fundit për arsye socialekonomike dhe për shkak të vendimeve të gjykatave që nuk janë vënë në zbatim.

Kjo nuk e çudit Jeanette Taylor, e cila erdhi në Uashington me veprimtarë të arsimit për t’u bërë thirrje zyrtarëve për të mos financuar më shumë me fonde shkollat me shumicë të bardhë se sa në ato me numër më të madh pakicash.

“Eshtë një sistem me dy shtresa ku nuk investohet tek fëmijët me ngjyrë. Ne kemi ardhur këtu t’u kërkojmë autoriteteve të mos e vazhdojnë më këtë politikë.”


Jitu ((GEE-too)) Brown, i cili punon për të përmirësuar shkollat, thotë se ndarje racore ende vazhdon:

“Shkollat e mesme në lagjet me afrikano-amerikanë nuk kanë të njëjtat klasa me lëndë të avancuara si në komunitetet e pasura që kanë lëndë që i përgatisin për kolegje, megjithëse janë në të njëjtin qytet.”

Dhe vendimi kohët e fundit i Gjykatës së Lartë në shtetit e Miçiganit për të ndaluar preferencat racore në pranimet në universitete nuk ndihmon. Zyrtarët e arsimit thonë se numri i afrikano-amerikanëve ka rënë në universitete që ndjekin të njejtën politikë.

XS
SM
MD
LG